NJOFTIM LIGJOR PËR KUSHTET E PËRDORIMIT, PRIVATIZIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE TË PORTALIT TË PJESËMARRJES SË HAPUR TË QYTETIT TË TIRANËS
1. Fusha e zbatimit të kushteve të përdorimit
Pjesëmarrja (e kuptuar si pjesëmarrje aktive përtej leximit të përmbajtjes aktuale) në Portalin e Pjesëmarrjes së Hapur të qytetit të Tiranës rregullohet nga kushtet e përdorimit të cilave duhet ti përmbahet çdo individ që merr pjesë në këtë portal. Për këtë arsye, kushdo që dëshiron të marrë pjesë, duhet të regjistrohet, dhe të japë pëlqimin për pranimin e kushteve të përdorimit.
Bashkia e Tiranës rezervon të drejtën për të modifikuar kushtet e përdorimit për pjesëmarrjen në Portalin e Pjesëmarrjes së Hapur të qytetit të Tiranës, versioni i fundit i të cilave do të publikohet në këtë faqe interneti.
2. Objekti i iniciativës
Përmes Portalit të Pjesëmarrjes së Hapur, Bashkia e Tiranës dëshiron të inkurajojë pjesëmarrjen e qytetarëve në menaxhimin e qytetit, duke i përfshirë ata në gjenerimin e ideve dhe propozimeve të reja dhe të qëndrueshme, në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. Është një angazhim i fortë për një menaxhim më afër qytetarëve që do t'ju lejojë atyre të japin propozimet e tyre dhe gjithashtu të krijojnë kanale direkte komunikimi me qeverinë lokale.
3. Terma të përgjithshme rreth pjesëmarrjes në Portalin e Pjesëmarrjes së Hapur të qytetit të Tiranës Çdo person fizik që është mbi 16 vjeç, mund të marrë pjesë në portal nëse është regjistruar më parë në Portalin e Pjesëmarrjes së Hapur. Të rriturit që janë përgjegjës për të miturit, janë përgjegjës të plotë për veprimin që ata kanë në Portalin e Pjesëmarrjes së Hapur. Nuk ka kufizime në lidhje me numrin e debateve, komenteve apo propozimeve që do të prezantohen nga pjesëmarrësit.
Kur vendoset titulli i propozimeve, rekomandohet të shkruhet një përshkrim të shkurtër dhe të saktë me një maksimum prej 2000 karakteresh. Për të përfunduar argumentin, mund të bashkëngjitet përmbajtje të lidhura me këtë propozim edhe nga rrjetet sociale Vimeo, YouTube, Slideshare, Flickr ose SoundCloud. Përmbajtja e bashkëngjitur nga rrjetet sociale duhet ti përmbahet kushteve të përdorimit të portalit.
4. Të Drejtat dhe Detyrimet e Bashkisë Tiranë
Përmes këtij portali, Bashkia e Tiranës është një pikë takimi, qëllimi i së cilës është të debatojë, të ndajë dhe të vlerësojë propozimet e lidhura me përmirësimin e qytetit, përdoruesit janë të detyruar ta përdorin sa më mirë portalin dhe në përputhje me këtë objektiv.
Bashkia e Tiranës nuk është përgjegjëse për keqpërdorimin e Portalit të Pjesëmarrjes të Hapur nga ana e përdoruesve, apo për përmbajtjen e vendosur në portal. Çdo përdorues do të jetë përgjegjës për përdorimin e duhur të portalit si edhe për ligjshmërinë e përmbajtjes dhe mendimeve që ata kanë ndarë.
Për këto arsye Bashkia e Tiranës rezervon të drejtën për të kufizuar qasjen në Portalin e Pjesëmarrjes së Hapur, për opinione, informacione, komente ose dokumente që përdoruesit duan të përfshijnë, dhe mund të instalojë filtra për këtë qëllim. E gjithë kjo do të bëhet vetëm mbi parimin e ruajtjes së qëllimit themelor të Portalit të Pjesëmarrjes së Hapur.
4.1 Kufizimet në përdorimin e Platformës
Në përputhje me rregulloret aktuale ligjore, përdorimi i Portalit të Pjesëmarrjes së Hapur të qytetit të Tiranës është i ndaluar të përdoret për qëllime të ndryshme nga: debatimi, ndarja dhe vlerësimi i propozimeve. Në mënyrë specifike ndalohet:
Kryerja e ndonjë prej sjelljeve të mësipërme do të lejojë Bashkinë e Tiranës të pezullojë përkohësisht veprimtarinë e një pjesëmarrësi, duke çaktivizuar llogarinë e tij dhe duke fshirë përmbajtjen e saj pa cënuar detyrimet e tjera që mund të pretendohen.
Në rast se përmbajtja e vendosur nga përdoruesit përfshin një lidhje në një faqe tjetër, Bashkia e Tiranës nuk do të jetë përgjegjëse për dëmet ose humbjet që rrjedhin nga qasja në linkun ose përmbajtjen e tij.
Në raste të proceseve gjyqësore të çdo lloji, ose të çdo arsyeje, ndërmjet pjesëmarrësve në portal dhe / ose një pale të tretë, Bashkia e Tiranës do të përjashtohet nga çdo përgjegjësi për kërkesat ose dëmtime të çfarëdo natyre apo përgjegjësie që vijnë nga proceset gjyqësore.
5. Manual i Përdorimit të Portalit të Pjesëmarrjes së Hapur
Pjesëmarrësit mund të hyjnë dhe të shfletojnë Portalin e Pjesëmarrjes së Hapur lirisht dhe në mënyrë anonime. Vetëm në rastin kur duan të kryejnë ndonjë veprim që përfshin krijimin, mbështetjen apo publikimin e një komenti mbi një propozim, apo të marrin pjesë në një debat, do të kërkohet identifikimi me kredencialet e tyre, dhe për këtë do të jetë i nevojshëm para-regjistrimi. Regjistrimi që do ti lejojë individët të marrin pjesë duke komentuar ndonjë nga seksionet, duke krijuar debate apo propozime, do të realizohet duke vendosur të dhënat e mëposhtme:
Përdoruesi do të jetë në gjendje të ndërveprojë me mjetin që ndërhyn, së paku, në këto mënyra:
5.1. DEBATET
Në seksionin e diskutimit, përdoruesi mund të marrë pjesë duke:
5.2. PROPOZIME
Në seksionin e propozimeve të qytetarëve, përdoruesi mund të marrë pjesë duke:
6. Kushtet për trajtimin e përmbajtjeve të ofruara nga përdoruesit
Kushtet aktuale rregullojnë kushtet e aplikueshme për përmbajtjen e dërguar nga përdoruesit e kësaj platforme nëpërmjet formës përkatëse. Këto kushte zbatohen për përmbajtjen e dërguar fillimisht në Portalin e Pjesëmarrjes së Hapur si dhe për çdo përmbajtje që dërgohet më vonë për të cilat zbatohen këto rregulla:
7. Të drejtat e pronës intelektuale dhe/ose industriale
Zotëruesi i të drejtave të pronës intelektuale dhe / ose industriale.
B. Politikat e Privatësisë/ Konfidencialiteti i të dhënave/E drejta për akses
Bashkia Tiranë ju ofron Portalin e Pjesëmarrjes së hapur merrpjese.tirana.al, në përputhje me kushtet e mëposhtme:
E drejta për akses
Çdo përdorues i platformës (subjekti i të dhënave) ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga Bashkia Tiranë: a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, konform kërkesave të Ligjit 9887,” Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar), Kreu IV.
Bashkia Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon përdoruesin ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
E drejta për akses, ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional.
Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë,kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e Ligjit 9887,” Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar). Bashkia Tiranë (kontrolluesi), brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes. Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet tek komisioneri.
Shqyrtimi i kushteve të përdorimit
Bashkia e Tiranës rezervon të drejtën për të rishikuar këto kushte përdorimi në çdo kohë. Në rast se përdoruesit e regjistruar njoftohen përmes kësaj faqe mbi këto ndryshime, duke vazhduar të përdorin portalin merrpjese.tirana.al, ata konfirmojnë pranimin e të gjitha ndryshimeve të paraqitura.
Versioni i kushteve të përdorimit
Këto kushte janë të vlefshme nga data 07.06.2019 (versioni 1).