MERR PJESË - BASHKIA TIRANË

Kthehu pas

Fondi i Komuniteteve

User User  •  2019-04-24  •    Nuk ka komente

Kodi Propozimit CONSUL-2019-04-2

Fondi i Komuniteteve

Nëpërmjet një skeme fondesh të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve mund të organizohen së bashku, nën udhëheqjen e administratorit të pallatit, për të përfituar financim për projekte infrastrukturore ose një problem të caktuar në komunitetin e tyre. 

“Për infrastrukturën komunitare, bashkia do të vërë në dispozicion këtë vit 200 milionë lekë, të cilat do të përdoren si një fond fillimisht për ta pilotuar te pallatet me administratorë. Administratori propozon në emër të banorëve një ndërhyrje që mund të jetë veshje kapot e pallatit, lyerje, eficencë energjetike, panele diellore, një hapësirë lulishte përpara pallatit apo një rampë, nëse ka persona me aftësi të kufizuar, që kanë nevojë të aksesojnë pallatin”.

 Nëpërmjet këtij programi synohen të arrihen një sërë objektivash, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e ambienteve të përbashkëta, por gjithashtu synojnë ndryshimin e mentalitetit të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve publike. Ky program përbën një mundësi mjaft të mirë për ta kthyer qytetarin në pjesë thelbësore të procesit vendimmarrës kundrejt nevojave personale dhe atyre të komunitetit.

Si ju duket kjo nismë?

Dokumentet (0)


Ju duhet Kycu ose Rregjistrohu për të lënë koment.

Fondi i Komuniteteve

2019-04-24

Aplikim